zoom

Bota

Lirohet Radojiçiç, i ndalohet të shkojë në Kosovë

Milan Radoiçiç është liruar nga Gjykata e Lartë e Serbisë një ditë pas arrestimit të tij në Serbi. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, Prokuroria kishte kërkuar një muaj paraburgim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, mirëpo Gjykata e e refuzoi këtë kerkesë.

Ne njoftimin e saj, Gjykata ka thënë se pasi ka dëgjuar të pandehurin ka vendosur për lirimin e tij.

“I pandehuri është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet,”- thuhet në njoftim.

Përveç ndalimit të shkuarjes në Kosovë dhe konfiskimit të pasaportës, e cila ia pamundëson largimin nga Serbia, Radoiçiçi është i detyruar që me data 1 dhe 15 të çdo muaji të paraqitet para një stacioni policor në Beograd./ Edonesa Hoti