zoom

Aktualitet

Lirohet nga qelia Fredi Beleri, do të betohet si eurodeputet në Strasburg

Fredi Beleri është liruar nga qelia mëngjesin e sotëm dhe do të udhëtojë drejt Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet.

Belerit iu është dhënë leje 5 ditore nga Drejtoria e Burgjeve pas kërkesës së tij për t’u paraqitur në Parlamentin Europian në datat 15-20 korrik.

“Jam i lumtur e ju falënderoj për mbështetjen qe me keni dhënë per kaq muaj, te tjerat do i them ne Athine”, tha ai për mediat greke.

Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Fredi Belerin, në mënyrë që ai të kryrejë betimin si deputet i Parlamentit Evropian.

“Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024.

Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO”, tha në një njoftim Drejtoria e Burgjeve.