zoom

Slider

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, ish-kryebashkiakja e PS emërohet në vend të tij

Prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj është liruar nga detyra. Në vend të tij është emëruar ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe nenit 5, të ligjit nr. 107/ 2016, “Për prefektin e qarkut” me propozimin e ministrit të brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi, që z. Lefter Shehaj, të lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij të emërohet Rajmonda Balilaj”, thuhet në vendim.

Lefter Shehaj ka pohuar se ende nuk i është konfirmuar zyrtarisht ky vendim. Por ka theksuar se vendimi ka qenë i pritshëm pasi dorëheqja e tij është paralajmëruar që pas zgjedhjeve të 14 Majit.

“Rezultatin e lehtë fitues në bashkinë e Mallakatrës në zgjedhjet e 14 Majit e konsiderova përgjegjësi politike”, u shpreh Shehaj duke kërkuar dorëheqjen.