zoom

Lajme

Lirimi i Berishës, reagon Armina Mevlani

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme u la i lirë me vendim gjykate, pasi GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij që ishte në fuqi prej gati 11 muajsh.

Pasi kryedemokrati fitoi lirinë, reagoi në një postim në rrjetin sociale edhe Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës.

Blogerja ka publikuar një thënie të Martin Luther King: “Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, referuar lirimit të vjehrrit të saj.

FOTO/ Armina Mevlani reagon pas lirimit të Sali Berishës! (Ja MESAZHI

Kjo nuk është hera e parë që Armina Mevlani ka komentuar masën e sigurisë të caktuar ndaj Sali Berishës.

Në një intervistë dy muaj më parë, blogerja u shpreh se ka besimin se rrezja e diellit do të dalë një ditë për ish-kryeministrin.

“Nuk është përjetuar mirë se normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet, megjithatë shpresojmë për më mirë. Kemi pasur kontakt, me kalimin e kohës kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti. Sa kohë njerëzit janë të shëndetshëm do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”, tha blogerja.