zoom

Politikë

Lirimi i 3 policëve të rrëmbyer, Albin Kurti: Serbët të mbajnë përgjegjësi për agresionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që forcat serbe të mbajnë përgjegjësi për agresionin, pas lirimit të 3 efektivëve të rrëmbyer më 14 qershor.

Kurti shprehet se rrëmbimi i tyre ishte shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet dënuar.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet dënuar. Serbët duhet të mbajnë përgjegjësi për agresionin”, shkruan Albin Kurti në Twitter.