zoom

Bota

Liqene në mes të Saharasë/ Imazhet e pabesueshme nga NASA

Një fenomen i rrallë është vënë re në shkretëtirën e Saharasë.

NASA ka kapur me anë të satelitëve pamje nga hapësira të Saharasë, ku duken liqene të formuara në shkretëtirë.

Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur për shkak të përmbytjeve të fundit që kanë ndodhur në Sahara.

Në foton e parë, këneta e kripës shihet më 12 gusht, para shiut. Fotografitë e fundit të 29 shtatorit tregojnë një liqen të madh, pasi uji mbushi liqenin e shkretëtirës.

“Liqeni ndodhet përgjatë vargmalit malor Ugarta dhe derdhet në Luginën Saura, një lumë që kalon (ndonjëherë i quajtur Wadi) nga juglindja”, tha NASA.

Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, NASA thotë se mund të shohim përmbytje më të rregullta në pjesë të shkretëtirës së Saharasë.