zoom

Lajme

Linda Rama flet për njohjen me kryeministrin: Martesa më ka shkaktuar 3 dorëheqje

Linda Rama ka treguar për herë të parë për njohjen e saj me kryeministrin e vendit.

Ajo tha për emisionin “Opinion” se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.