zoom

Aktualitet

Lija e Majmunit mbërrin në Kosovë, izolohet personi i dyshuar si i infektuar

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se ka dërguar sot dy mostra në Holandë, pas dyshimeve për një rast me linë e majmunit.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se i dyshuari është një burrë rreth 69 vjeç nga komuna e Dragashit. Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, thuhet në njoftim./Zoom.al