E shtunë, 3 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Lihet në burg Dan Hutra, nuk shfaq pendesë: Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem

04/03/2023
in Aktualitet, Slider
0
Lihet në burg Dan Hutra, nuk shfaq pendesë: Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dan Hutra u mori jetën 3 grave të pafajshme e plagosi tre të tjera, por ai nuk është aspak i penduar për krim makabër. ‘Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem”, deklaroi sot 40-vjeçari para trupës gjykuese, teksa iu komunikua masa arrest me burg.

Ndërsa dyshimet janë që ai të ketë kryer edhe krime të tjera në periudhën që ka qenë i lirë, për të cilat organi i akuzës ka nisur të kryej verifikime.

I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë”, mësohet të jetë shprehur Hutra.

Vrasjen e Etleva Kurtit, tha se e kreu pasi i vëllai, sipas tij, donte ta helmonte kur ishte në burg. Konfliktin mes të dyve e ka pranuar edhe vëllai i viktimës, Vladimir Kurti.

Ndërsa për dënimin e mëparshëm për dhunë në familje (ndaj ish-bashkëjetueses së cilën e plagosi më 1 Mars), u shpreh se është një vendim i dhënë padrejtësisht. “Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, tha Hutra.

“I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, është shprehur më tej.

Gjatë seancës, gjyqtarja e ka pyetur: E di që me këto akuza rrezikon burgim përjetë?

“As më intereson fare”, ka pohuar Hutra. “Edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”.

Pas filmimit të pamjeve nga mediat të Hutrës në kafazin prej xhami, seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale.

Në vitin 2003 ai kishte përdhunuar kunatën e tij.

Në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten. Është dënuar me 16 vjet burg dhe ka kryer 15.

Sapo doli nga qelia në vitin 2022 u arrestua për dhunë në familje ndaj bashkëjetueses që plagosi pak ditë më parë në Kodër Kamzë.

Doli pas 8 muajsh, por u arrestua sërish për vjedhje dhe po ndiqej në gjendje të lirë kur kreu masakrën me 3 gra të vrara dhe tre të plagosura.  /Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: burgDan Hutravrases

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Tahiri e bëri shok në qeli. Kush ishte i burgosuri që i tha: “Më vjen turp që dal unë e rrini ju”
Politikë

Tahiri e bëri shok në qeli. Kush ishte i burgosuri që i tha: “Më vjen turp që dal unë e rrini ju”

02/06/2023
Zbardhet vendimi/ Ja “justifikimet” që nxorrën nga burgu para kohe ish-ministrin Saimir Tahiri
Aktualitet

Zbardhet vendimi/ Ja “justifikimet” që nxorrën nga burgu para kohe ish-ministrin Saimir Tahiri

02/06/2023
Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ambasada Amerikane e kundërshton
Politikë

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ambasada Amerikane e kundërshton

02/06/2023
Bëri 21 vite burg duke qenë i pafajshëm, lirohet në moshën 71-vjeçare
Bota

Bëri 21 vite burg duke qenë i pafajshëm, lirohet në moshën 71-vjeçare

02/06/2023
Atentati ndaj prokurorit, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

31/05/2023
Dan Hutra i vrau motrën, flet nga qelia Vladimir Kurti: Ishte spiun i Policisë
Aktualitet

Dan Hutra i vrau motrën, flet nga qelia Vladimir Kurti: Ishte spiun i Policisë

30/05/2023
Lajm i rradhës
VIDEO/ Momenti emocionues, Ermiona takon vajzën e saj në aeroport pas daljes nga BBV

VIDEO/ Momenti emocionues, Ermiona takon vajzën e saj në aeroport pas daljes nga BBV






ADS
zoom.al

Të fundit

Lifestyle

Kënaqësia e ulët seksuale sjell humbje të kujtesës, ja ç’thonë ekspertët

02/06/2023
Politikë

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar

02/06/2023
Lifestyle

Ledri flet për marrëdhënien me Sarën: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

02/06/2023
Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In