zoom

Aktualitet

Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici

Pesë deputetë të Parlamentit kanë depozituar projektligjin për pezullimin e Vettingut në Polici, duke kërkuar ndarjen e procesit të futjes në sitë të punonjësve të Policisë të Shtetit.

Ermonela Felaj, Arben Elezi, Luan Harusha, Antoneta Dhima dhe Elona Gjebrea janë deputetët që kërkojnë pezullimin e procesit të vettingut deri në një farë kohe, derisa të kryehet ky proces.

Deputetët kërkojnë që më parë procesi i vettingut të përfundojë te SHÇBA-ja dhe më pas në nivelet e tjera të uniformave blu.

“Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës pezullohet deri në përfundimin e procesit të vlerësimit kalimtar të trupës së vlerësimit të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave”, thuhet në propozimin e pesë deputetëve.

Projektligji i siguruar nga Gazeta Shqip, nga ana e deputetëve argumentohet se “qëllimi i këtij projekt-ndryshimi është të përmirësojë eficencën e procesit (të vlerësimit kalimlar dhe periodik sipas parashikirneve të Ligjit 12/20l8, të ndryshuan duke pezulluar procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shlelit dhe Gardës së Republikés dhe duke e orientuar punën e Komisionit të Jashtëm të Vettungut në përfundimin së pari të procesit të vlerësimit kalimtar për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.

Sipas relacionit të siguruar nga Gazeta Shqip, theksohet se “bazuar në raportimin e fundit të KJV, që kur ka filluar punën KJV deri në Dhjetor 2020 kanë përfunduar procesin e Vlerësimit kalimiar vetëm 32 subjekle. Ky ndryshim do të mundësonte fokusimin dhe përmbylljen në kohë të procesit të Vettingut për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e cila më tej, do të mund të shtrinte objektin e vlerësimit kalimtar dhe periodik në subjektet e tjera të ligjit”.

Gjithashtu, ky ndryshim do të mundësonte kohën e nevojshme që institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe t‘i propozonin ligjvënësit zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partnerë ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Pra më këtë nismë se procesi i vettingut ka ecur me ritme të ngadalta dhe kjo nismë sipas pesë deputetëve lidhet edhe nga rekomandimete GRECO, një organizëm që funksion pranë Këshillit të Evropës.

“Greco rekomandon “që funksionet më të ekspozuara ndaj riskuttë integritetit dhe mjetet e tjera ekzistuese të menaxhimit të riskut dhe që të kontrollohet për integritetin e kandidatëve të kryhen në kontestin e ndryshimit të postit dhe ngritjes në detyrë dhe në interval gjatë karriesrës së punonjësve të policisë”, thuhet në këtë relacion.