zoom

Lajme

Liga e kombeve/ Kosova triumfon ndaj Qipros

Kosova ka arritur një super fitore në transfertë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke mposhtur 0-4 Qipron.

Sfida nisi mjaft mirë për “Dardanët” e Franco Fodës, me Muriqin që shënoi dy herë në minutat 9’ dhe 21’. Pjesa e dytë foli gjithashtu për ekipin e Fodës, me Albion Rrahmanin, i cili u hodh nga stoli dhe shënoi golin e tretë në minutën e 48’, ndërsa 7 minuta më vonë, një tjetër lojtar i futur nga stoli, Dellova shënoi golin e katërt, për të kompletuar fitoren.

Kjo gjë duket se i “acaroi” tifozët në fushë, të cilët shplaosën pankarta raciste si “Kosova është Serbi”, gjë që solli ndalimin e ndeshjes për disa minuta. Gjithsesi “dardanët” nuk u ndikuan aspak dhe arritën të merrnin tre pikët nga kjo transfertë. Kosova tashmë shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin C2, ku në dy ndeshje ka një fitore dhe një humbje.