zoom

Ide & Blog

Lidhja e Zelenskit me Boboshticën, që e fut Shqipërinë në konfliktin global

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se Zelenski, Presidenti Ukrainës është më origjine shqiptare jo vetëm sqaron me mire rrënjët e konfliktit, por shton edhe shanse per zgjidhje.

Njoftimi më i fundit i bazuar sigurisht në studime, është se gjyshja e Presidentit të Ukrainës Sofie Nushi, matriarkja shqiptare duket se me shumë se ka thurur çorape të ngrohta, ka endur pëlhurën gjenetike të dora vete Zelenskit. E thënë ndryshe Boboshtica, vendlindja e saj, fshati në juglindje të Shqipërisë, përveç manave dhe raki e se manit do të njihet në historinë moderne si vendi ku u hodhen farave e rezistencës ukrainase. Aty ka kaluar rinine njëra prej gjysheve të Zelenskit.

Por drama vetëm sa ka nisur! Nga ana tjetër vetë lideri i Rusisë, Putin, mund t’i detyrojë linjat e tij të gjakut një shqiptareje me emrin Drane Ivanaj nga Tuzi. Nëna e tij, Maria Ivanova, mund të ketë qenë duke i kënduar ninulla shqiptare Vladit të vogël duke i ngjizur edhe dashurine për tokat shumë përtej stepave të Rusisë. Në një anë kemi Teto Sofine në anën tjetër kemi loke Dranen.

Kështu, ndërsa tanket lëvizi, avionë fluturojne dhe diplomatët vrapojnë, pyetja pse nisi kjo luftë në kontinentitn tone merr një përgjigje të thjesht: si thotë turku thjesht “arnaut inat”.

Ndoshta për t’i dhënë fund luftës nuk duhet pritur rikthim Ili Trump në Shtëpinë e Bardhë por mjafton një ndërmjetësim tipik shqiptar, me kafe e raki, me besë e me burra zakoni.

Në driten e këtij lajmi është qartë se kur Kryeministri Rama (kur drejtionte OSBE-ne) nuk luajti bllofin kur tha se do të pajtonte Rusine me Ukrainën.

Në fakt ka kohë që shkencetaret cdo ngjarje globale e shpjegojne me një rrenje shqiptare. Nga rënia e perandorive te gara e superfuqive në hapësirë, mjafton vetëm të gërvishtesh fare pak për të zbuluar një fshatar nga Kruja apo Korça, Kukësi, Kavaja, Kuçova, Konispoli apo Karavastaja!

Ky lajm për fshatin e vogël shqiptar që ne e quajmë Tokë na jep një mësim të madh: Sa herë ka një konflikt, apo luftë zgjidhja nuk duhet kërkuar te yjet në Kremlin apo në Uashington, por ndoshta te ADN-ja shqiptare që si paralelet dhe meridianet pershkron globin.