zoom

Bota

Libri tronditës: “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan”

Dyshimet se virusi Sars-Cov-2 u prodhua në një laborator në Kinë ekzistojnë ende. Një libër i ri është publikuar që tregon se Covid mund të ketë dalë nga laboratori përmes një studiuesi të infektuar. Por kjo nuk u pranua asnjëherë nga Pekini.

Sharri Markson sapo ka publikuar librin “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan” dhe ka zbuluar një varg të dhënash që tregojnë përpjekjen e Pekinit për të fshehur të vërtetën.

Në fillim të nëntorit 2019, mjeku Wang Lei, emrin e të cilit Markson e ka ndryshuar për arsye sigurie, po trajtonte pacientët në qytet, pasi një sëmundje misterioze filloi të shfaqej papritur.

Sipas tij mjekët e kuptuan shumë shpejt se po përballeshin me një koronavirus të ri, atyre iu ndalua të flisnin, edhe pse vetë punonjësit e shëndetësisë filluan të preken nga ajo.

Një alarm gripi iu dërgua mjekëve atë muaj duke i paralajmëruar ata për një grip të rëndë, por tashmë kishte të dhëna se kjo ishte diçka shumë më e keqe.

Janë ish-shefa të inteligjencës që thonë se ka prova të një aksidenti laboratorik dhe se ka pasur një fshehje të incidentit të llogaritur “që nga dita e parë”. Sipas tyre kishte një periudhë “intensive” dhe “aktivitet të pazakontë dhe të pashpjeguar” në Wuhan në javët para pandemisë duke ngritur dyshimet për një shpërthim virusi që u pasua nga një sterilizim masiv në laborator.

Disa nga dëshmitë kryesore të veprimtarisë së pashpjegueshme që Markson paraqet në librin e saj është pyetja e vazhdueshme në lidhje me bazat e të dhënave të viruseve të fshira në Wuhan për të cilat disa kanë spekuluar se mund të shpjegojë origjinën e Covid. Baza e të dhënave që përmban 22 mijë viruse u fshi më 12 shtator 2019, tre muaj para se Kina të paralajmëronte zyrtarisht botën për virusin çka e bën akoma më të dyshimtë situatën.