zoom

Sport

Lewandowski ndryshon mendje për të ardhmen e tij te Bayern

Robert Lewandowski ka ndryshuar mendje rreth të ardhmes së tij te Bayern Munchen.

Këtë verë u përfol se ai do të largohej nga Bavarezët me dëshirën e tij. Për të u tha se ishin të interesuara skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal, Manchester City, United, PSG, Real Madrid dhe Juventus.

Por sulmuesi polak duket se nuk ka ndërmend të ikë nga kampionët gjermanë. Madje ai mendon të jetë pjesë e tyre edhe për disa vite.

Edhe pse po shkon drejt përfundimit të karrierës, Lewandowski dëshiron që të qëndrojë të paktën edhe dy vjet, duke shënuar një karrierë 10-vjeçare te bavarezët. /Zoom.al