zoom

Lajme

Lëvizjet para zgjedhjeve/ Braçe: Luftova një javë, më hoqën Divjakën pa arsye

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur mbi lëvizjet paraelektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ish-zëvendës Kryeministri është shprehur se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.

Por ai tha se ai është hequr pa asnjë arsye për tu zhvendosur në Tiranë.

“Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat qëkur kanë vendosur kompanitë, s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe në Top Chanel.

A ju thanë ju një pse?
“Nuk kam një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, tha Braçe.

Postime të lidhura