zoom

Lajme

Lëvizje në minutë të fundit/ Dash Sula futet në garë me koalicionin e Lapajt pasi u la jashtë PD-së

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi u la jashtë listave të demokratëve në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë.

Ai është future në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt.

Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u future në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandate deputeti në 11 Maj.

Dashnor Sula vjen si propozim i Nismës Thurje të Endri Shabanit, ndërkohë që udhëheqësi i koalicionit është Adriatik Lapaj.

Vetë Adriatik Lapaj garon në Tiranë, po ashtu dhe Endri Shabani dhe Panajot Soko.

Postime të lidhura