zoom

Bota

Lëkundet Nju Jorku, tërmet në qendër të Nju Xhersit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Nju Jork.

Ka qenë ora 10:30, me orën lokale, (16:30 me oren e Tiranes) kur një tërmet me magnitudë 4.7 është regjistruar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Tërmeti, siç raporton Askanews, e kishte epiqendrën afër qytetit të Libanit, Nju Xhersi.

Sipas lajmeve të para të publikuara nga Weather Channel, lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat e Boston dhe Filadelfia.

Tërmeti shkaktoi një ndërprerje të shkurtër në punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

‘Një tërmet me magnitudë 4.7 u ndje në Manhattan dhe Nju Jork. Ne jemi duke vlerësuar ndikimin dhe dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar’. Kështu ka deklaruar guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul.