zoom

Ekonomi

Leku ruan pozitat, monedhat e huaja në rënie të lehtë. Kursi për ditën e sotme

Leku ruan pozitën e tij edhe për ditën e sotme nga bursa ekonomike, edhe pse me një avantazh të lehtë në krahasim me ditët e kaluara.

Banka njofton se më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lekë dhe shitet me 100.6 lekë. Euro blihet me 105.3 lekë dhe shitet 106 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.7 lekë, ndërsa në shitje me 110.7 lekë. Paundi britanik blihet me 120.2 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71.7 lekë, ndërsa në shitje me 73.5 lekë. Në foto kryesore gjendet edhe kursi i plotë valutor, për të gjitha monedhat e huaja. /ZOOM.AL/