Aplikacion
‘Les Bleus’ u eliminuan në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve më të fundit të UEFA-s, ranë ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Eurokupës dhe humbën në shtëpi kundër Italisë 3-1 në debutimin e tyre në Ligën aktuale të Kombeve.
Ndërkohë kapiteni Kylian Mbappé ka pasur performancë të dobët. Sulmuesi i Real Madridit, i cili ka shënuar dy gola në dhjetë ndeshjet e fundit për kombëtaren, është kritikuar nga tifozët dhe ish-futbollistët francezë.
“Jam në një fazë të jetës dhe karrierës sime ku nuk e kuptoj më Vij, luaj dhe përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin. Ajo që njerëzit mendojnë është shqetësimi im më i vogël,” komentoi Mbappé në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Belgjikës .
Një ish-lojtar i ‘Les Bleus’, Bixente Lizarazu, i është përgjigjur fjalëve të kapitenit aktual të skuadrës franceze. Gjashtë herë kampioni i Bundesligës nisi kritika të forta ndaj ish-PSG-së për fjalët e tij dhe gjendjen aktuale.
“Konferenca për shtyp e Kylian Mbappé më befasoi dhe më turpëroi. Fjalët e përdorura ishin të papërshtatshme , jo ato të një lideri dhe sigurisht jo ato të një kapiteni. Nuk mund të jesh i pandjeshëm ndaj ndjenjave të tifozëve të ekipit francez, ndaj frustrimeve që mund të kenë, pyetjet që mund të kenë”, tha ai dhe më pas dërgoi një mesazh të fortë.
“Mbappé nuk është më aq shpërthyes apo vendimtar si më parë. Ai është ende një golashënues shumë i mirë, një lojtar shumë i mirë sigurisht, por ai nuk është më aq i frikshëm si më parë ,” shtoi ai, duke shtuar se do të shohim vazhdimësinë me Kombëtaren e tij ose me Real Madrid.