zoom

Lajme

Ledri Vula rrëfen nëse është i dashuruar, pikat e dobëta dhe se si i do vajzat…

Nuk është një personazh i lehtë për botën e showbiz-it shqiptar, sepse asnjëherë nuk i zbulon gjërat që nuk do.

Edhe në rastet kur pyetjet janë të drejtpërdrejta, Ledri Vula di të manovrojë me përgjigjet dhe thotë gjithmonë atë që do – duke lënë gjithmonë hapësira bosh për të vërtetën.

Si këtë herë, megjithëse pyetja ishte e drejtpërdrejtë, Ledri sërish zgjodhi të përgjigjet me diplomaci. “A je i dashuruar apo në kërkim të fatit?” – ishte pyetja e Lei Krajës nga “Pushime on Top” dhe Ledri e pati “të thjeshtë” përgjigjen: “I dashuruaar gjithë jetën. Që kur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Gjithmonë i dashuruar”, tha ai.

Moderatorja shtyu më tej pyetjen duke insistuar: “Po një vajzë që do të të tërheqë vëmendjen, çfarë duhet të bëjë, të të shkruajë në Instagram, në Whatapp apo i ke qejf më të drojtura, më të turpshme?”

“Joo, më të turpshme jo. S’e di, varet prej kimisë…”, u përgjigj Ledri me të qeshur, duke interpretuar me gjeste edhe tërheqjen fizike.

“E kuptuat vajza? S’ka “formulë”, për t’i pëlqyer Ledri Vulës…”, ishte konstatimi. /ZOOM.AL/