zoom

Stil

Lediona Xheladinaj eliminohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Gazetarja Lediona Xheladinaj është eliminuar nga shtëpia e Big Brother Vip. Ajo doli në përballje me gazetaren Ilnisa Agolli, ku triumfoi kjo e fundit.

 

Dy banoreve iu komunikua vendimi i televotimit në studion e BBV. Pasi Ilnisa mësoi se nuk ishte eliminuar u rikthye në shtëpi, por pa u përshëndetur me Ledionën.

 

“Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesh dot”, tha Lediona pas eliminimit.