zoom

Sport

Ledio Beqja: Martini e tjetërsoi Teutën, e meritojmë Europën! Ëndrra më e madhe mbetet kombëtarja

Teuta kërkon gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit dhe pjesëmarrjen në Europë. Durrsakët do të përballen fillimisht me Egnatian dhe më pas me Partizanin në epilog të Superiores.

Lidhur me fundin e sezonit në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, ishte i ftuar mesfushori i Teutës, Ledio Beqja.

Rrugëtimi në Superiore – “Sezonin nuk e nisëm mirë. Me ndryshimin e trajnerit kur erdhi Martini, kishte një frymë tjetër në grup. Kampionati është shumë i vështirë, asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por ne kemi bërë mirë në pjesën e dytë të Superiores”.

Europa – “Vllaznia dhe Laçi janë ekipe të mira, por ne jemi më të mirë se këto. Teuta duhet të marrë 6 pikët në këto ndeshje dhe shpresojmë në barazimin mes Vllaznisë dhe Laçit. Ne kemi qenë në vend të 10 dhe do të ishte fantastike nëse do të shkonim në Europë, nuk e përjetojnë dot të gjithë lojtarët”.

Ëndrra më e madhe – “Ëndrra ime është që të largohem nga Shqipëria dhe të jem pjesë e Kombëtares”.

Aspekti individual – “Unë dua të përmirësohem në aspekt individual, kam nevojë për pasat vertikale dhe për gjuajtjet, që të jenë edhe më të forta. Dua të shënoj gol me çdo gjuajtje, nga larg nuk kam shënuar këtë sezon”.

Idhulli – “Tonali i Milanit më pëlqen shumë”. /zoom.al/

Related Posts

None found