zoom

Sport

Laporta do Klopp, nisin tratativat nga Barcelona

Largimi i Xavi në fund të këtij sezoni ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Barcelonës.

Presidenti Laporta është përballë një fakti të tillë, i duhet të gjejë një trajner të ri, për fat të mirë ka të gjithë kohën në dispozicion për të bërë zgjedhjen e duhur.

Mediat spanjolle po përpiqen këtë periudhë të gjejnë identikitin e duhur. Sport, një media shumë pranë klubin blugrana, shkruan këtë të martë se dëshira e madhe e presidentit Laporta është Jurgen Klopp.

Sport shton ndër të tjera se Klopp po ashtu është një opsion shumë i ndërlikuar pasi tekniku gjerman njoftoi se dëshiron të qëndrojë një vit pushim.

Sigurisht, Klopp nuk është kandidati i vetëm, ndërsa presidenti Laporta dhe stafi i tij do të nisin punën që nga java e ardhshme për të shqyrtuar të gjithë opsionet e mundshme.

Përballë një fakti të tillë, kur Xavi ka njoftuar largimin e tij, lojtarëve dhe i gjithë ambientit, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bashkohen për të rikthyer Barcelonën te rezultatet pozitive.

Në këtë moment të vështirë ka menduar Lewandowski i cili bërë bashkë të gjithë lojtarët e Barcelonës në shtëpinë e tij, një takim miqësorë për të rikthyer frymën pozitive brenda ekipit. /ZOOM.AL/