zoom

Aktualitet

Lamtumira e Kryepeshkopit, Mitsotakis: Ishte diplomat i dashurisë! Urë miqësie mes dy popujve

“Guximi dhe shpresa ishin dy busullat që gjithmonë udhëhiqnin Anastasin në rrugëtimin e tij të Mrekullueshëm”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij gjatë Shërbesës së Varrimit Kryepeskopit të ndjerë Janullatos.

Duke e quajtur shembull të ndritur të urtësisë por dhe të veprimit, kryeministri grek tha se kryepeshkopit Anastas rigjallëroi Orthodhoksinë në Shqipëri dhe pas do të lërë një boshllëk të pazëvendësueshëm

“Një herë si apostull modest, një herë tjetër si mbështetës pa zhurmë i studentëve. Ne përulemi për këtë personalitet. Një intelektual i besimit, shërbëtor i përulur i të afërmve të tij.

Shembull i ndriçuar i një aktiviteti të tij, mungesa do të jetë e pazëvendësueshëm. Një fener i ortodoksisë përmes besimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk.

Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që në çastet e para që erdhi në Shqipëri. Duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi klerikë të rinj, hapi qendra shëndetësore dhe bamirësie.

Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër nesh, besimit, ai thoshte i mbledhim dhe ndërtojmë kisha.

Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët dhe njerëzit në botë pavarësisht fesë apo besimit,. Ai ishte një urë miqësie mes dy popujve dhe armë komunikimi mes dy shteteve.

Me plot të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë, mision që e përmbushi me maturi vendosmëri dhe ndërgjegje”, tha ai.

Postime të lidhura