zoom

Aktualitet

Lami bënte truprojën e Martinajt, Prokuroria çon rekurs në GJL për ish-agjentin e Operacionales

Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh truproja dhe miku i biznesmenit të basteve, Ervis Martinaj, ky i fundit i zhdukur pa gjurmë prej dy vitesh, u lirua muaj më parë pas vuajtjes së dënimit.

Por Prokuroria nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Lezhës dhe Apelit, që e dënuan me rreth 3 vite burg për pengim të zbardhjes së të vërtetës, por jo për akuzat shtesë që pretendoheshin. Ndaj edhe Jeton Lami ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku është bërë rekurs dhe kërkohet dënim më i rëndë, pasi refuzoi të bashkëpunonte.

Prokuroria e Lezhës njoftohet se  ka bërë rekurs në lidhje me dënimin prej 2 vite e 10 muaj burg për Jeton Lamin. Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, madje edhe një ditë para zhdukjes misterioze e ka dërguar në një hotel në Durrës me makinën e tij dhe më pas është kthyer pa të.

Lami ka thënë se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej Martinaj, teksa kamerat i filmuan së bashku para zhdukjes, në muajin gusht të vitit 2022. Aktualisht Martinaj deklarohet i humbur, teksa Policia e ka nëkërkim për disa dosje të bujshme të SPAK, si “Metamorfoza”, “Plumbi i artë”, Revanshi” etj. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura