zoom

Të gjitha

Hilaria Baldwin, shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë

Familja e Alec dhe Hilaria Baldwin po rritet! Prezantuesja e Mom Brain është shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë e Hilaria Baldwin, 38 vjeçe, e cila postoi një video në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku i tregon fëmijëve për bebushin.

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi përtej të lumtur me këtë surprizë. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve, siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta”- u shpreh ajo.

Çifti janë prindër i vajzave Carmen dhe María Lucía, dhe djemve Rafael, Leonardo, Romeo, e Eduardo “Edu.” Alec është gjithashtu baba i  26-vjeçares Ireland, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Kim Basinger./L.K

/Zoom.al