Aplikacion
Në një reagim për Associated Press kompania e rrjetit social, TikTok tha se nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë tragjedi ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.
Kreu i qeverisë bëri të ditur dje (21 dhjetor) gjatë një takimi me mësues e prindër, se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.
“Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok”, tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik”, tha kryemimistri Edi Rama.
Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit./Associated Press
Reshje intensive me shtrëngata, apeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Qarqet më të rrezikuara