zoom

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Vidhet makina luksoze në autostradën Tiranë-Durrës. Autorët kërcënuan me pistoletë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur  në autostradën Tiranë-Durrës ku është grabitur një makinë luksoze e llojit Audi A7, në ngjyrë të zezë.

Grabitja ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar, ku dy persona të armatosur me pistoleta, me kapele dhe maska Covid-i kanë marrë makinën e dy të rinjve vlonjatë.

Dy të rinjtë kishin shkuar nga Vlora në drejtim të Tiranës, kur kanë ndaluar për të pirë cigare njëri prej tyre.

Një automjet tip “BMË”, me targa italiane, ka kërcënuar një prej të rinjve me armë në kokë, duke i vjedhur makinën. Ndërkohë, shoku i tij ka zbritur nga makina dhe ka kërcënuar edhe shokun tjetër. Menjëherë pas ngjarjes, dy vlonjatët kanë bërë kallëzim në Policinë e Durrësit.