zoom

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Vdes Jani Rustemi, i riu që u arrestua për një tapet dhe dyshohet se iu dha metadon

Jani Rustemi, i riui cili përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni, ka vdekur në spitalin QSUT.

Rustemi ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT, dhe në orën 16:20 ka ndërruar jetë.

Mësohet se 27-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.