zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ U mbyt 2 ditë më parë te Gjiri i Lalzit, nxirret nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Policia dhe polumbarët kanë gjetur dhe nxjerrë nga deti në Gjirin e Lalzit trupin e pajetë të një të riu, që u mbyt duke u larë dy ditë më parë.

Policia njofton se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 22-vjeçarit A. S., banues në Tiranë.

Durrës/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Postime të lidhura