Aplikacion
Qeveria ka vendosur me një vendim të vecantë të bllokojë çdo vendimarrje të institucioneve qofshin këto qendrore apo lolkale që të përdorin fondet për shpërblime për festat e fundvitit.
Gjithashtu vendimi ndalon edhe përdorimin e këtyre fondeve për organizimin e festave.
“Përjashtimisht, për vitin 2022, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, thuhet në vendim.
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
“9. Përjashtimisht, për vitin 2022, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë