zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Lezha, vritet me armë efektivi i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Një punonjës policie është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ishull-Lezhës, në afërsi të Hotelit të Gjuetisë.

Zoom.al mëson se viktima është Saimir Hoxha, inspektor i krimeve në Drejtorinë e Policisë së Lezhës.

Ai është qëlluar teksa po patrullonte së bashku me disa efektivë të tjerë.

Mësohet se Hoxha, një efektiv me eksperiencë në polici, ishte pjesë e një grupi të ngritur për të monitoruar zonën kundër kultivimit të kanabisit.

Dyshohet se pikërisht angazhimi i tij në luftën kundër kanabisit të jetë edhe shkak i vrasjes. Burime të policisë së Lezhës thanë për Zoom.al se kanë të dhëna që autori të mos jetë larguar nga zona. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat speciale RENEA. /Zoom.al