zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Tronditet Durrësi, shpërthim me eksploziv makinës së policit

Durrësi është zgjuar me një shpërthim me tritol mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.


Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Postime të lidhura