zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar! Si është gjendja e tij

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 lagjen Salo Halili pas një konflikti për motive të dobëta.

24-vjeçari me iniciale J. O., ështê qëlluar në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.