zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me eksploziv në një lokal në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një lokal në Shkodër. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në një lokal në njësinë Administrative të Shoshit.

Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale). Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme material”, njofton policia.