zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ballsh, shpërthen pusi i naftës së ARMO-s, pëson djegie një punëtor

Një pus nafte i kompanisë ARMO ka shpërthyer në Ballsh dhe mësohet se nga shpërthimi ka pësuar djegie një person.

Policia njofton se sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.