Aplikacion
Mësohet se një 27-vjeçari, aksidentalisht i ka shpërthyer një lëndë plasëse, çfarë ka rezultuar fatale.
Teksa ende rrethanat mbeten të paqarta, ku fillimisht u raportua për bombol gazi, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton ndodhinë.
Njoftimi zyrtar:
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.