Aplikacion
Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Mësohet se kjo përplasje ka shkaktuar bllokimin e rrugës për mëse një orë.