Aplikacion
I mituri ka ndërruar jetë pavarësisht dërgimit në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Zoom.al mësoi se furgoni i kishte kaluar përsipër 6-vjeçarit duke i marrë kështu jetën.
“Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, shkruhej më herët në njoftimin e policisë.