Aplikacion
SPAK lexoi ditën e sotme pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës, mbi 480 kilogramë e fshehur në thasë plehu dhe që do kalonte në proces filtrimi dhe pastrimi në laborator, me vlerë dhjetëra milionë euro në treg.
SPAK kërkoi dënimin me 93 vite burg për 10 personat e dyshuar si pjesë e trafikut të kokainës, teka vendimi do shpallet pas konkluzioneve që do japin avokatët. Të pandehurit kanë mbajtur qëndrim mohues, teksa u kërkua gjykim i shkurtuar. Për Çervanakun u kërkuan 16 vite burgim, që kthehet në 10 vite e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar dhe po kështu përfituan edhe 9 të tjerët.
Pretenca e SPAK:
-Viktor Çervanaku 10 vite e 8 muaj burg
-Klajdi Kodra (Vrioni) 12 vite
-Bledar Matoshi 8.4 vite
-Denison Çervanaku 8 vite
-Nikolin Gjolena 12 vite
-Redion Meshi 10 vite
-Zenel Çervanaku 10 vite
-Enxhi Ferhati 8 vite
-Julian Malaj 2 vite për moskallëzim krimi
-Marildo Rona 8 vite
Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimkn e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik.