Aplikacion
Ish-zyrtari i lartë socialist dhe ish-kryekomunari Viktor Çervanaku u dënua me 11.4 vite burg.
Vendimi për të pandehurit e tjerë.
Viktor Cervanaku i dënuar me 15 vite burg, 10 me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim të shkurtuar
Zenel Çervanaku i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj i dënuar me 3 vite burg, 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjeherë.
Marildo Rona i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar.
Laboratori
Në Frakull u zbulua mbi 480 kilogramë e fshehur në thasë plehu dhe që do kalonte në proces filtrimi dhe pastrimi në laborator, me vlerë dhjetëra milionë euro në treg.
Gjatë operacionit në Frakull të Fierit ku u zbuluan 400 kilogramë kokainë e poërzier me pleh kimik, policia është qëlluar me armë.
Laboratori i kokainës u zbulua në banesën e ish-kryekomunarit të PS Viktor Çervanakut.
Agjentë civilë janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, vëllai dhe djali i tij, duke qëlluar në drejtim të tyre.
Në këto rrethana, duke qenë mes rrezikimit të jetës së efektivëve dhe shanseve që operacioni të dështonte, pas 15 minutash, është vendosur ndërhyrja e forcave operacionale, duke çuar në prangosjen e disa personave.
Në të njëjtën ditë, kimisti kolumbian Zamir Rodrigez, ka arritur të arratiset nga fshati, teksa një patrullë rrugore ka tentuar ta ndalojë në Lushnje. Ai nuk i është bindur, duke marrë drejtimin për Durrës dhe pas disa minutash është sinjalizuar në Vorë për herë të fundit.
Në këtë zonë, ai është futur nëpër rrugë rurale dhe të pyllëzuara duke shpëtuar përfundimisht nga sytë e shërbimeve që e kishin nën monitorim, dhe dyshohet që në mënyrë të paligjshme të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.