zoom

Stil

Kylie Jenner nuk e la të bënte foto me të dashurin? Selena Gomez tregon të vërtetën

Pas shumë spekulimesh dhe lexime buzësh, Selena Gomes ka treguar se çfarë thashethemi i pëshpëriti  Taylor Swift-it gjatë Golden Globes. Dhe jo, nuk kishte lidhje me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet.

Selena vendosi t’u jepte fund thashethemeve dhe komentoi në një postim në Instagram të E!News duke shkruar: “Jooo, i thashë Taylor-it për dy miqtë e mi që hooked up” (në një kontekst informal ose bisedor, hooked up mund t’i referohet një takimi seksual të rastësishëm ose marrëdhënie intime pa nënkuptuar domosdoshmërisht një marrëdhënie të përkushtuar).

Reagimi vjen pas momentit viral në Golden Globes. Sipas internetit, Selena shkoi te mikesha e saj, Taylor Swift, për t’i thënë se i kërkoi Timothée të bënin një foto dhe Kylie, e dashura e Timothée, i tha “jo”.

Për më tepër, një nga fotografët e TMZ e pyeti Timothée nëse ai dhe Selena kanë një marrëdhënie korrekte dhe ai u përgjigj: “Po, sigurisht.” Ai gjithashtu tha “jo” kur u pyet nëse Selena dhe Kylie “kanë ndonjë konflikt.”

Postime të lidhura