zoom

Të gjitha

Reagon për herë të parë vajza e Will Smith për gjestin në Oscar

Vëmendja e gjithë botës është tek gjesti i Will Smith në “Oscars 2022”, ku ai goditi mikun e tij Chris Rock për shkak të një batute të papërshtatshme për flokët e gruas së tij.

Për herë të parë pas ngjarjes ka reaguar edhe vajza e çiftit, Willow Smith. Në një postim në InstaStory, ajo ka shpërndarë një shprehje e cila shkruan:  “E dini se kush po kalon momente të vështira tani? Të gjithë. Thjesht tregohuni të sjellshëm.”

Jada Pinkett vuan nga alopecia, një sëmundje që shkakton rënien e flokëve dhe qimeve të trupit. Ndaj, një batutë e tepruar me modelin e flokëve të Jada-s e bëri Will-in të ngrihet nga vendi dhe ti japë Chris Rock-ut një shuplakë.

Ky moment po komentohet prej ditësh në rrjet, ndërsa publiku është ndarë në dy pjesë; ata që e mbështesin aktorin për gjestin dhe pjesa tjetër që e “dënon”.

Rikujtojmë se Will i kërkoi falje Rock -ut përmes Instagram-it të hënën, duke thënë: “Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht./L.K

/Zoom.al