zoom

Politikë

Ky është vendimi i parë i Bashës pas humbjes në zgjedhje

Vjen vendimi i parë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, fill pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i Partisë Demokratike ka vendosur të thërrasë pasdite në takim përfaqësuesit e 12 qarqeve të vendit, për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Demokratike nuk arriti të fitojë dhe kjo është humbja e tretë radhazi. Për rezultatin pritet një analizë e thellë, ndërsa PD-ja pritet të hyjë në një proces tërësor reformimi.