zoom

Aktualitet

Ky është momenti i ekstradimit të Laert Haxhiut nga Greqia. Akuzohet si kreu i një grupi kriminal

Ky është momenti kur Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë dhe i janë bërë procedurat nga policia shqiptare prej asaj greke në Kakavijë.

Kjo foto i përket pikërisht momentit të dorëzimit dhe skedimit të protokollit mes dy Interpoleve.

Teksa më herët ekstradimi i tij nga shteti grek drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, në masa të larta sigurie dhe me forca RENEA.

Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale. Pas disa letër shkëmbimeve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, sot është finalizuar ekstradimi i të shumë kërkuarit, Haxhiu.

Madje ai është cilësuar edhe si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. GJKKO e ka dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës më 2017 me dy të vrarë dhe 3 të plagosur, në rivalitet grupesh kriminale.

Çështja ndodhet në Apel. Haxhiu refuzoi ekstradimin me pretendimin e hakmarrjes, por Greqia e rrëzoi kërkesën, sikurse edhe atë të azilit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura