Aplikacion
Nisja drejt Parisit, la shumë dilema te Barcelona, lidhur me rolet në ekip, qoftë me shiritin e kapitenit, vendin në formacion apo dhe numrin e fanellës.
Shumë kohë është folur se kush do trashëgojë numrin 10, me kaq peshë në klubin blaugran.
Mendohej se Aguero do merrte numrin e bashkëpatriotit të tij, por trajneri Koeman ka plane të tjera.
Edhe pse nuk ka pasur një ecuri të mirë, trajneri holandez i ka besuar edhe njëherë brazilianit.
Madje do t’i japë Philipe Coutinho-s numrin e rëndësishëm, fanellën e Messi-t.