zoom

Aktualitet

Ky është kamarieri nga Elbasani, që klienti e çoi në “vdekje klinike” për një tavolinë

Publikohet foto e Gazment Kurmakut, i cili vijon që të jetë në vdekje klinike në spitalin e Traumës në Tiranë.

50-vjeçari, shef i kamarierëve në një kompleks në Labinot në dalje të Elbasanit në drejtim të qytetit të Librazhdit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolinë ku ishte ulur ishte rezervuar.

Por si ndodhi sherri?

Erjon Llapushi në datë 2 Tetor kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Erjon Llapushi

Llapushi kundërshtoi dhe debati agravoi. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

Postime të lidhura