Aplikacion
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Derven, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Burime bëjnë me dije se viktima është i riu Dejvi Allamani. Ai ishte drejtues i një prej mjeteve të përfshira në aksident, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve që sharruan makinën, në mënyrë që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit të tij.
Përplasja mes mjeteve ishte shumë e fortë, ndërkohë që edhe gjendja e të plagosurve mbetet e rëndë.