zoom

Aktualitet

Ky është Dritan Shkëmbi, që u arrestua në Abu Dhabi për atentatin ndaj prokurorit Ndoji

Personi që shihni në fotografi është Amar (Dritan) Shkëmbi, i cili u arrestua në Abu Dhabi në kuadër të një aksioni policor me urdhër të SPAK-ut.

Shkëmbi akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Ai ishte shpallur në kërkim, dhe në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara u bë arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar më herët Redjan Rraja me 5 nëntor 2019 dhe Arjol Halilaj me 5 maj 2020. Ndërkohë më 20 janar të këtij viti u arrestuan Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Pas arrestimit të Shkëmbit, tashmë në kërkim për ngjarjen janë tre persona, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj dhe Ramazan Rraja./ Zoom.al