zoom

Politikë

Kuvendi “i bindet” Bashës, nuk njeh Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së

Kuvendi ka njohur kërkesën e Partisë Demokratike për grupin parlamentar, ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vetëdeklarua si pjesë e grupit të PD-së.

Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD-së, pa emrin e Sali Berishës, i cili u përjashtua nga kryedemokrati Basha. Sipas rregullores së Kuvendit një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.

“Deputetët mund të formojë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentari i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.